Hovenier takohet me guvernatorin e BQK’së, i kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së re që e përjashton dinarin

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 10:48
Hovenier takohet me guvernatorin e BQK’së, i kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së re që e përjashton dinarin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me guvernatorin e BQK’së, Ahmet Ismaili, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të rregullores së re, e cila e përjashton dinarin si valutë për transaksioneve në Kosovë.

“Sot zhvillova një takim produktiv me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmeti Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA’së për zbatimin e rregullores për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për një kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ te qytetarët”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)