Klara Sanduloviq tregon se çfarë i thanë agjentët e BIA-s pasi e ndaluan në Merdar pas homazheve nç Prekaz

  • S.A /
  • 29 January 2024 - 12:28
Klara Sanduloviq tregon se çfarë i thanë agjentët e BIA-s pasi e ndaluan në Merdar pas homazheve nç Prekaz

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht nga agjentët e BIA pasi kërkoi falje për krimet kundër shqiptarëve, kreu homazhe disa ditë më parë në Prekaz, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo zbuloi ndalimin në pikën kufitare të Merdarës, pas kthimit nga Kosova.

Sipas saj agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tre orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.

“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik. Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time”, tha ajo.

(Kosova Sot Online )