Qartet opinioni publik në Serbi, pyesin se çfarë shërbime i bëri Vulini-Rusisë për të marrë urdhrin më të lartë të Federatës Ruse?

  • S.A /
  • 29 January 2024 - 12:35
Qartet opinioni publik në Serbi,  pyesin se çfarë shërbime i bëri Vulini-Rusisë për të marrë urdhrin më të lartë të Federatës Ruse?

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës – Vojvodinës, Bojan Kostresh, sot ka kërkuar nga Kuvendi i Serbisë që sa më shpejt të formohet një Komision Hetimor me detyrën e hetimit të veprimeve të ish-drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, për të përcaktuar se çfarë të mirash i bëri regjimit të Putinit për të marrë urdhrin më të lartë të Federatës Ruse nga shërbimet sekrete atje, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kërkojmë që Komisioni Hetimor Parlamentar të hetojë se çfarë bëri Aleksandar Vulin për të merituar urdhrin më të lartë të policisë sekrete ruse. Çfarë interesash të Serbisë vuri në prapavijë për të punuar për të mirën e Federatës Ruse? A është shkarkimi i tij pasojë e atyre aktiviteteve”, tha Kostreshi në deklaratë.

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Aleksandar Bortnikov, e ka vlerësuar Vulin për “profesionalizmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në bashkëpunimin e shërbimeve serbe dhe ruse”.

“Serbia është një vend i pavarur dhe institucionet e saj duhet ta mbrojnë atë nga veprimet e papërgjegjshme të pushtetarëve. Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme, ne nuk jemi një vrimë në tapetin e Evropës, as një guvernator rus, por një vend i pavarur që duhet të bëhu sa më shpejt anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Kostresh.

(Kosova Sot Online )