Christopher Hill do ta vizitojë Preshevën

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 13:55
Christopher Hill do ta vizitojë Preshevën

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill do ta vizitojë të mërkurën Komunën e Preshevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Vizita e Hill në Preshevë do të zhvillohet nga ora 12:00.

“Nesër më datë 31 janar 2023, në Komunën e Preshevës do të jetë për vizitë Ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill, nga ora 12:00. Pas takimit do të mbajmë konferencë për shtyp”, ka thënë Arifi.

(Kosova Sot Online)