Vrau ish-gruan në sy të vajzës, policja në SHBA: Shqiptari mund të dënohet me vdekje

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 11:04
Vrau ish-gruan në sy të vajzës, policja në SHBA: Shqiptari mund të dënohet me vdekje

Erida Caudili, e cila punon si police në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte këtë të mërkurë e ftuar në një emisionpër të folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida, ku një shqiptar vrau ish-gruan e tij në sy të vajzës së mitur.

Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar.

Shtatë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit në Ligën PremierCila është situata kur bëhet fjalë për korrupsionin në Evropë – sipas Transparenc…Loja me litarë sjell debate mes banorëve në BBVA, përfshihet edhe fejaSherr në Kavajë, plagoset 28-vjeçariNga Anglia e quajnë të kryer trajnerin që do ta pasojë Kloppin te Liverpooli

“Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira.

Ai është i pafajshëm deri në momentin që shteti nuk e deklaron të fajshëm. Ai momentalisht është në paraburgim. Këto çështje shkojnë nga 3-4 muaj deri në 15 vite për t’u shqyrtuar masa e dënimit. Më pas ai ka të drejtën e Apelit”, tha Erida Caudili.

(Kosova Sot Online)