Bislimi: Në takimin Kurti-Lajçak u prek ideja për një takim të nivelit të lartë në Bruksel

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 15:53
Bislimi: Në takimin Kurti-Lajçak u prek ideja për një takim të nivelit të lartë në Bruksel

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se në takimin mes kryeministrit tw Kosovws, Albin Kurti dhe emisarit Miroslav Lajçak është prekur si ide mundësia për një takim të nivelit të lartë në Bruksel, por tha se si qëndrim i palës kosovare është se nëse ai takim s’prodhon rezultate nuk ia vlen, transmeton “Kosova Sot Online”.

Bislimi tha se “me gjasë” edhe Beogradi e ka këtë qëndrim.

“Në takimin që Lajçak që ka pasë me kryeministrin Kurti është prekur si ide që ia vlen të ketë një takim të nivelit të lartë. Por, ne mendojmë që pa pasë diçka rezultat, pa pasë gatishmëri të Serbisë që të lëvizet në formalizimin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj, nuk ia vlen të ftohen takime që pastaj s’nxjerrin asnjë rezultatet meqë takimet e tilla krijojnë pritshmëri te palët. Me gjasë, qëndrimi s’është fort ndryshe edhe në Beograd meqë Lajçak para ardhjes në Prishtinë ka qëndruar në Beograd”, tha ai në konferencën për media.

(Kosova Sot Online)