Moti me diell, mëngjesi do të jetë i ftohtë

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 07:44
Moti me diell, mëngjesi do të jetë i ftohtë

Sot moti në Kosovë parashikohet të jetë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë, transmeton "Kosova Sot Online".

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 5-21 km/h.

(Kosova Sot Online)