Azemi: Këta punëtorë nga e hëna hyjnë në grevë

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 15:49
Azemi: Këta punëtorë nga e hëna hyjnë në grevë

Nga e hëna shumë shkolla në Prishtinë do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë, ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai bëri të ditur se punëtorët teknikë do të hyjnë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Azemi ka shkruar se punëtorët kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva, nuk do t’i kthehen punës me pagat që kanë.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknik , pasi që ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtor kan mar vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme , ftojnë komunën që të gjenë punëtor tjerë sepse kta më nuk don ti kthehen punës me kto paga,vendim i të gjithë punëtove në mënyr unanime.Ja një  mostër e njëres prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë”, ka shkruar Azemi.

(Kosova Sot Online)