BQK: Numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë përfituesish

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 16:11
BQK: Numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë përfituesish

Banka Qendrore ka njoftuar se i numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë përfituesish, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rregullorja e BQK’së përcakton se për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, do të janë falas nga 1 janari 2024.

“Kurse, për kategoritë tjera, bankat do të ofrojnë shërbimet e përcaktuara me një tarifë të arsyeshme mujore që nuk mund të jetë më e lartë se 0.12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Procesi i konvertimit të Llogarive rrjedhëse me Shërbime Bazike, sipas kushteve të Rregullores, si dhe hapjes së atyre të reja është proces në vijim që nuk ka afat të përfundimit.

“… ndaj BQK-ja u bën thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën që të hapin llogari bankare në çdo bankë, duke përfituar nga Rregullorja për Llogari Bazike, ku për grupet e cenueshme llogaria bankare është falas ose për grupet tjera, me tarifa të arsyeshme.

Në kuadër të një qasje proaktive, me qëllim të lehtësimit të procesit dhe reduktimit të barrës për qytetarin, për të gjithë ata që tashmë kanë një llogari bankare dhe plotësojnë kriteret për llogari bazike, BQK me vetë-iniciativë ka zhvilluar veglën teknike të verifikimit online nga çdo bankë në Regjistrin e Llogarive Bankare të BQK-së. Kjo mundëson që banka të verifikojë lehtësisht dhe aty për aty nëse një qytetar ka ose jo llogari tjetër bankare, që mundëson konvertimin me efikas në llogari bazike, sipas kritereve të përcaktuara”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)