Aksioni kundër strukturave ilegale në rajonin e Pejës, disa persona të dyshuar janë duke u intervistuar

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 14:41
Aksioni kundër strukturave ilegale në rajonin e Pejës,  disa persona të dyshuar janë duke u intervistuar

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në disa fshatra të rajonit të Pejës me dyshimin për struktura ilegale të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aktualisht disa persona të dyshuar janë duke u intervistuar në stacion policor dhe janë sekuestruar disa dokumente.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në disa fshatra të cilët janë në kompetencë e Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin se ka pasë struktura ilegale dhe njëkohësisht gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të dyshimta, janë hequr flamuj, ndërkaq persona të dyshuar për momentin janë duke u intervistuar në stacionin policor”.

(Kosova Sot Online)