Fushë Kosovë: Policia konfiskon mbi 1 mijë e 400 euro false

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 14:38
 Fushë Kosovë: Policia konfiskon mbi 1 mijë e 400 euro false

Policia ka konfiskuar mbi 1 mijë e 400 euro false në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyrtari i një banke, ka raportuar se në kohë të ndryshme nga klientë dhe kompani të ndryshme, janë deponuar një shumë parash prej 1465 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti është në hetime.

“Fushë Kosovë 29.09.2023-12.12.2023. Më 02.02.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke, ka raportuar se në kohë të ndryshme nga klientë dhe kompani të ndryshme, janë deponuar një shumë parash prej 1465 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)