Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 11:49
Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)