VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 08:29
VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se sot do të thërras seancë të jashtëzakonshme, në Kuvendin Komunal të Prishtinës për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc, transmeton “Kosova Sot Online”.

Vetëvendosja tutje njoftoi se kjo seancë do të mbahet të enjten.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

(Kosova Sot Online)