Rritje drastike e shkurorëzimeve pas vitit 2020

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 10:08
Rritje drastike e shkurorëzimeve pas vitit 2020

Gjatë vitit 2023 1 mijë e 713 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Shifra këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 685 raste të shkurorëzimeve.

Por rritje drastike e shkurorëzimeve vërehet pas vitit 2020. Sipas të dhënave të ASK-së gjatë vititi 2020, vetëm 220 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por ky numër u shumëfishua gjatë vitit 2021, ku janë regjistruar 1 mijë e 987 shkurorëzime.

(Kosova Sot Online)