Prishtinë: Arrestohet një person, ia shpërndau numrin e telefonit koleges tek disa persona duke e thirrur në telefon dhe shqetësuar

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 09:53
Prishtinë: Arrestohet një person, ia shpërndau numrin e telefonit koleges tek disa persona duke e thirrur në telefon dhe shqetësuar

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi ia kishte shpërndarë numrin e punës koleges së punës tek disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.

“Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)