Kurti: Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë

  • E.k /
  • 06 February 2024 - 12:53
Kurti: Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme përmendi motin që po mbizotëron në këto ditë të shkurtit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti me ç’rast sugjeroi që të shfrytëzohet sa më shumë.

“Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë e tash përveç se do ta shfrytëzojmë ndriçimin e tij dhe atmosferën e ndejës sonë, energjinë le ta kthejmë në energji të pastër për shtëpitë tona e bizneset tona”, deklaroi Kurti.

(Kosova Sot Online)