E pazakontë: Ushtari ukrainas tregon se lufton kundër babait që drejton tankun e Rusisë

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 10:53
E pazakontë: Ushtari ukrainas tregon se lufton kundër babait që drejton tankun e Rusisë

Rusia po vazhdon me pushtimin e shtetit ukrainas që prej gati dy vitesh.

Por, ka raste kur babë e bir janë në kampe të ndryshme të luftës.

Një rast i tillë është i një komandanti ukrainas, i cili lufton kundër të atit që është në radhët e ushtrisë ruse.

Komandanti i IFV ukrainase “Bradley” Oleksandr ka pohuar se po lufton kundër babait të tij.

“Dështimi i turpshëm i Rusisë” – si arriti njësia sekrete ukrainase të fundoste luftanijen ruse në Krime, operacioni më i suksesshëm deri më tani i inteligjencës.

“Unë po luftoj kundër babait tim. Ai është shofer i tankut në ushtrinë ruse”, thotë ushtari 19-vjeçar.

Ndryshe, Rusia ka nisur luftën me Ukrainën më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

(Kosova Sot Online)