Anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc

  • E.K /
  • 08 February 2024 - 15:33
Anulohet vendimi për këmbimin e pronave në Badovc

Kuvendi Komunal i Prishtinës me 27 vota për ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në Badovc, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prezent në momentin e votimit ishin vetëm 32 asamblistë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij vendimi ishte thirrur me kërkesë të LVV-së dhe mbështetje të PDK-së e cila është në koalicion qeverisës me LDK-në në kryeqytet.

Kryetari, Përparim Rama para se ta lëshonte sallën së bashku me asamblistët e partisë së tij, ka thënë se ky vendim ka rrjedh nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar.

“Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim”, ka deklaruar Rama.

(Kosova Sot Online)