Haradinaj dëshiron që PDK, LDK, AAK të bashkohen për ta mposhtur Albin Kurtin

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 18:36
Haradinaj dëshiron që PDK, LDK, AAK të bashkohen për ta mposhtur Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është pro një opozite të bashkuar për ta mposhtur kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se koalicionin e opozitës e preferon para zgjedhjeve, por shton se është i gatshëm që të shkojë pas kreut të PDK-së, Memli Krasniqi e atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ta mposhtin Kurti në zgjedhje.

“Unë jam gjendje me shku pas këtyre dyve, me kriju një liste të përbashkët, me u përfshi në një opsion qeverisës që e kthen Kosovën në binarë. Nëse nuk bëhet kjo zgjedhje, jam gjendje edhe pas zgjedhjeve, por kjo do të ishte situatë më e rëndë”, ka thënë Haradnaj.

Ai ka deklaruar se ata që nuk e dëshirojnë bashkimin e opozitës nuk po e dëshirojnë rrëzimin e Kurtit.

“Ata që nuk po e dëshirojnë bashkimin me mposht Kurtin po i thonë këto. Pyetja e thjesht është nëse Abdixhiku dhe Memli Krasniqi pas zgjedhjeve janë të gatshëm me punu me mua edhe me thirrin mua me bë qeverinë. Unë po ia bëjë një pyetje prej kujt po fshehin me ba para zgjedhjeve sepse unë i njëjti jam si para zgjedhjeve si pas zgjedhjeve. Ku e keni problemin me bë zgjedhje”.

“Nuk po them që Ramush Haradinaj jam më i mirë se Abdixhiku, Krasniqi, ose kryesia e LDK-së e PDK-së. E kush jam e dinë për popullin e Kosovës. Jam i gatshëm Ramush Haradianj prej krejt këtyre brezave, gjeneratave me shku pas këtyre dyve për me ndrru Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)