Kurti mbrëmë ftoi Vuçiqin ta nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 10:31
Kurti mbrëmë ftoi Vuçiqin ta nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i ka kërkuar edhe njëherë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të nënshkruajë marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe Ohër, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë drejtim, Kurti e vuri në pah edhe rolin vendimtar që do të kishte Karta e OKB-së nëse do të nënshkruhej marrëveshja aty.

Tutje, Kurti tha se ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore dhe fqinjësore me Kosovën

“Në këtë sfond, nënshkrimi i marrëveshjes nuk është thjesht një formalitet; është e vetmja garanci për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të saj, sigurinë kombëtare të Kosovës dhe paqen rajonale. Pavarësisht ofertave të mia të përsëritura, zoti Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë. E ftoj atë, të pranishëm në këtë takim, të nënshkruajë këtu dhe tani, duke theksuar rolin vendimtar të Kartës së OKB-së në marrëveshjen dhe marrëdhëniet tona. Ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore dhe fqinjësore me Kosovën”, tha Kurti gjatë fjalimit.

Kurti aty tha se aktet gjithnjë e më alarmante të agresionit dhe terrorizmit të Serbisë e bëjnë gjithnjë e më urgjente përmbushjen e detyrimeve nga Serbia sipas Marrëveshjes Bazë.

“Marrëveshja u lehtësua nga Bashkimi Europian dhe pasqyron angazhimin e ripërtërirë të Europës në zgjidhjen e mosmarrëveshjes kryesore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

(Kosova Sot Online)