Gjilan: Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive, vlera e dëmit rreth 6 mijë euro

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 11:22
 Gjilan: Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive, vlera e dëmit rreth 6 mijë euro

Një person ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive dje në fshatin Hodonoc, në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të fikin zjarrin.

Ndërsa, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth 6000 euro.

Tutje, bëhet e ditur se ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe i njëjti nuk dyshon në askënd.

Njoftimi i policisë:

ZJARRËVENJE

Fsh. Hodonoc , Gjilan . 08.02.2024-03:17. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri shtalla e bagëtive. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth gjashtë mijë (6000 €). Ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe i njëjti nuk dyshon në askënd. Rasti mbetet te hetohet.

(Kosova Sot Online)