Lulzim Basha me goditje të fuqishme kundër Edi Ramës: Kosova s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat

  • S.A /
  • 09 February 2024 - 12:15
Lulzim Basha me goditje të fuqishme kundër Edi Ramës: Kosova s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin e fundit që ai ka pasur rreth seancës të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Basha ka thënë se Rama flet si perëndimor derisa vepron si lindor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai tutje ka shkruar se aleatët strategjikë e trajtojnë Kosovën si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale e euroatlantike, por sipas Bashës vetëm Edi Rama nuk e trajton si të tillë.

Tutje në reagim Basha ka thënë se Kosova s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për një përkrahje konkrete.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor.Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete”, ka shkruar Basha.

Në fund të reagimit, Basha ka shkruar se për Shqipërinë s’ka kërcënim më të madh të sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni e varfëria.

“Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, ka shkruar kryetari i PD-së.Edi Rama senacën në Këhsill të Sigurimit e ka quajtur si të pakuptimtë dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia të përqëndrohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ishte një seancë e pakuptimtë. Këshilli i Sigurimit të OKB’së qartazi nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Kosova dhe Serbia duhet të përqëndërohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE’së dhe të fokusohen në arritjen e një marrëvshje për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera nga të cilat përfitojnë qytetarët e zakonshëm në përditshmëri, duke siguruar një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Rama në rrjetin social “X”.

Rama ka thënë se Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, derisa i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet me aleatët.

“Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka shkruar tutje Rama.

(Kosova Sot Online )