Balje: Asnjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia

  • A.P /
  • 09 February 2024 - 18:55
Balje: Asnjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia

Pesë organizatave LGBT+ që kanë kërkuar dorëheqjen e saj nga mandati i deputetes, u ka reaguar deputetja Duda Balje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se është e drejta e saj që të mos I mbështes kërkesat e tyre.

“Për ju pesë organizata LQBT + që kërkojnë dorëheqjen time. Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja. Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia. E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tone”, thuhet në postimin e saj.


(Kosova Sot Online)