“A bon me qitë jashtë a e qes unë?”, Hisen Berisha nxehet pasi Salih Zyba i thotë komunist

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 15:11
“A bon me qitë jashtë a e qes unë?”, Hisen Berisha nxehet pasi Salih Zyba i thotë komunist

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, i është referuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berishës si “komunist” dhe “djali i komunistit”, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo shkaktoi përplasje mes dy deputetëve, me Berishën që kërkoi përjashtimin e Zybës nga mbledhja, duke thënë se nëse këtë s’e bën kryetari i Komisionit, do ta bëjë ai vetë.

Kryetari i Komisionit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ndërhyu duke i kërkuar Zybës të ndalet.

(Kosova Sot Online)