Gashi: Albin Kurti e merr edhe një mandat pa problem

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 22:00
Gashi: Albin Kurti e merr edhe një mandat pa problem

Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti do ta fitojë edhe një mandat për shkak të opozitës aktuale që e ka përballë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kanë me nxjerrë skandale të qeverive nëpër ministritë e kaluara, ato shiten edhe një mandat. Shiten pa problem, se i prek në varrë (qytetarët), a e ke pa me Pal Lekaj qysh dhezi. Qasi me bo me dalë si dënimi i Pal Lekaj e çon edhe 4-5% më shumë, ose si paraqitja në Këshillin e Sigurimit”, tha ai në Pressing.

“Ky (Albin Kurti) e merr edhe një mandat me qita liderë politikë opozitarë e merr edhe një mandat pa problem, e ka rrezik me marrë edhe tjetrin pas tij, nuk ka me ndryshu najsen kjo pak a shumë”, u shpreh Gashi.

(Kosova Sot Online)