Moti sot në Kosovë: Vranët e me reshje të dobëta shiu

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 08:13
Moti sot në Kosovë: Vranët e me reshje të dobëta shiu

Vranësirat do të dominojnë qiellin sot në Kosovë, ku kohëpaskohe shoqërohen edhe me të reshura të dobëta shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, viseve malore priten edhe reshje dëbore.

Gjatë ditës patjetër, se nuk do të mungojnë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, ndërsa ato maksimale në një rënie të lehtë, e shkojnë deri në 10C e 12C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore 3-6m/s, njofton Prishtina Ëeather.

Të mërkurën parashihen intervale më të gjata me diell, derisa të reshurat mbesin më të izoluara përreth viseve malore, kryesisht dëbore.

(Kosova Sot Online)