Deputetja e AAK-së feston ditëlindjen në Kuvend, Konjufca ia bënë një urim e veçantë për ditëlindjen me datë historike dhe romantike

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 12:40
Deputetja e AAK-së feston ditëlindjen në Kuvend, Konjufca ia bënë një urim e veçantë për  ditëlindjen me  datë  historike dhe romantike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj sot feston ditëlindjen e 59-të.

Ajo ka marrë një urim të veçantë nga kryeparlamentari Glauk Konujfca pak para fillimit të seancës plenare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kur të gjithë deputetët menduan që Konjufca do të bënte urimin për 3 vjetorin e fitimit të zgjedhjeve nga LVV, ai uroj deputeten Kadrijaj.

“Para se të fillojmë me seancën dua ta bëjë një urim të veçantë. Time Kadrijaj ka sot ditëlindjen. Urime Time jetë të gjatë prej të gjithë deputetëve dhe kryetarit. E ki ditëlindjen me një datë shumë historike dhe romantike në të njëjtën kohë. Meqë jemi këtu urime edhe gjithë të dashuruarve”, tha Konjfuca.

(Kosova Sot Online )