Rama udhëton drejt Brukselit, takohet në mesditë me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 12:18
Rama udhëton drejt Brukselit, takohet në mesditë me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në orën 14.00 dhe më pas me presidenten e komisionit europian, Ursula von der Leyen, transmeton "Kosova Sot Online ".

Takimet vijne dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perendimor nga Komisioni Europian.

(Kosova Sot Online )