Qalaj: Deklarata e O’Brien shokuese për vendin

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 20:15
Qalaj: Deklarata e O’Brien shokuese për vendin

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaron se raportet Kosovë-SHBA janë të lënduara.

Këtë koment Qalaj e ka dhënë në një intervistë  teksa ka folur për deklaratën e O’Brien dhe qeverisjen e Kurtit për 3 vjet.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se në asnjë segment nuk vërehet forcimi i shtetit në qeverisjen Kurti në këto tri vjet, përkundrazi, sipas tij, Kosova është zhytur në një krizë të thellë ekonomike. Ndërsa lidhur me raportet me shtetet partnere të Perëndimit, Qalaj tha se janë të lënduara, sidomos me SHBA, sipas tij, për shkak  të politikës kokëforte të qeverisë.

“Raportet me SHBA të lënduara, deklarata e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, është shokuese dhe është sinjal shumë i keq jo vetëm për qeverinë e Kosovës, por edhe për popullin e Kosovës”, deklaroi Qalaj, teksa shtoi se veprimet duhet të jenë të koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë.

(Kosova Sot Online)