Japonia nga 25 marsi i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 08:05
Japonia nga 25 marsi i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se shteti i Japonisë nga 25 marsi do t’i heq vizat për kosovarët me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë njoftim ai e dha pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e Japonisë, me rastin e ditëlindjes së perandorit.

Pos tjerash ai përmendi edhe çështjen e pasaportave diplomatike, ku poseduesit e tyre pas 25 marsi mund të udhëtojnë lirshëm në Japoni, pa viza.

“I shprehim mirënjohjen e sinqertë Qeverisë japoneze për vendimin e saj për të hequr kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, duke filluar nga 25 marsi – një moment historik i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka thënë Kurti ndër tjerash, fjalën të cilën e ka transmetuar zyra e kryeministrit.

(Kosova Sot Online)