Ministrat e Mbrojtjes takohen në Bruksel, Niko Peleshi: Temë edhe kërcënimi i Kosovës nga Serbia

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 11:20
Ministrat e Mbrojtjes takohen në Bruksel, Niko Peleshi: Temë edhe kërcënimi i Kosovës nga Serbia

Ministrat e Mbrojtjes janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel, ku i pranishëm është dhe ministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit, në një intervistë tregoi se cilat çështje do të trajtohen në këtë mbledhje.

Ai theksoi se do të ngrenë shqetësimin e vatrave të nxehta në Ballkanin Perëndimor, konkretisht kërcënimin e Kosovës nga Serbia.

“Jemi këtu dhe për të sjellë gjithmonë vëmendjen dhe rëndësinë strategjike që Ballkani Perëndimor ka. Çështjet e sotme lidhen me angazhimin e vendeve për të alokuar 2% e GDP së tyre për sigurinë dhe mbrojtjen. Është në agjendën e NATO-s nevoja për t’i bërë më mobile dhe më të qarkullueshme kapacitetet ushtarake në rast nevoje apo agresioni. Do ngremë çështjet e korridorit të 8-të. Ajo që na shqetëson më shumë janë vatrat e nxehta në Ballkanin Perëndimor, siç është veriu i Kosovës apo provokimet nga Republika Sërpska”, tha ai.

(Kosova Sot Online)