Ja cila parti iu bashkua AAK’së dhe NISMËS

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 16:30
Ja cila parti iu bashkua AAK’së dhe NISMËS

Forumi Intelektual E-2030 që udhëhiqet nga Artan Nimani sot i është bashkuar në koalicion Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Lajmin e ka bërë të ditur AAK’ja, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 dakordohen që të punojnë së bashku për Shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të jenë të hapura për zgjërim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”, thuhet në njoftim.

Nimani ka qenë më herët pjesë e PDK’së. Ai kishte dhënë kjo parti pasi ishte zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019.

Nimani ka qenë edhe Anëtar në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

(Kosova Sot Online)