Blinken: SHBA e inkurajon Serbinë për të arritur një marrëveshje me Kosovën

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 17:07
Blinken: SHBA e inkurajon Serbinë për të arritur një marrëveshje me Kosovën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Serbinë me rastin e ditës së shtetësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar se SHBA mezi pret të forcojë lidhjet me Serbinë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për popujt e dy vendeve.

Sekretari amerikan ka thënë se SHBA është e përkushtuar për përkrahur qëllimin e Serbisë për anëtarësim në BE dhe se mezi presin që të punojnë me qeverinë e re të Serbisë për të ndihmuar Serbinë për të plotësuar kushtet për anëtarësim.

Menjëherë pas kësaj, Blinken ka thënë se SHBA e inkurajon Serbinë për të përmbushur angazhimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve me Kosovën.

(Kosova Sot Online)