Moti sot me diell në Kosovë

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 08:07
Moti sot me diell në Kosovë

Sot moti në Kosovë parashikohet që të jetë me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira dhe acar në mëngjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton MeteoKosova,era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C/.

(Kosova Sot Online)