Sela: Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 14:32
Sela: Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë

Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sela ka shkruar se Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Edhe pse nën okupim dhe tirani, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ashtu si e kishim të përbashkët ëndrrën për liri dhe zhvillim, sot vazhdojmë bashkërisht të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët krahas popujve të civilizuar. Urime 16 vjetorin e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!”, ka shkruar Sela.

(Kosova Sot Online)