Gërvalla takohet me homologun e saj turk: Flasin për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 09:31
Gërvalla takohet me homologun e saj turk: Flasin për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj nga Turqia, Hakan Fidan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ata diskutuan kryesisht rreth realizimit të projekteve të përbashkëta, në mes dy vendeve në fushën e ekonomisë.

Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës si dhe e njoftoi homologun turk mbi progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Ministrja Gërvalla takon homologun turk, prioritet bashkëpunimi më i thellë bilateral

Një takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin diskutuan me theks të veçantë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.

Partneriteti mes dy shteteve dhe mbështetja e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në fushën e sigurisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e takimit mes Ministres Gërvalla dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan.

Ministrja Gërvalla gjatë këtij takimi shprehu falënderimin ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha si dhe e njoftoi homologun turk mbi progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë.

(Kosova Sot Online)