Abbott: Ka qenë një eksperiencë e veçantë

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 11:18
Abbott: Ka qenë një eksperiencë e veçantë

Ambasori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, tashmë është në përfundim të mandatit të tij në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abbott përmes një video thotë se nga të gjitha vendet që ka vizituar, Kosova është një vend i veçantë që meriton sukses.

“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”.

Abbott ka një porosi edhe për udhëheqësit e në Kosovë.

“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”

(Kosova Sot Online)