Vdes një 4-vjeçare në QKUK

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 19:09
Vdes një 4-vjeçare në QKUK

Një 4-vjeçare ka vdekur pas gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit iniciohet rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksionn”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)