BE zgjati sanksionet kundër Rusisë për një vit

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 12:29
BE zgjati sanksionet kundër Rusisë për një vit

Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë vendosur për shkak të luftës në Ukrainë, njofton gazeta zyrtare e BE-së, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç thuhet në dokumentin, i cili u nënshkrua nga kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, vendimi i Këshillit të BE-së për zgjatjen e sanksioneve do të jetë i vlefshëm deri më 24 shkurt 2025.

Në dokument thuhet se, bazuar në rishikimin e vendimit për masat kufizuese ndaj Rusisë dhe, siç thuhet, “për sa kohë që veprimet e paligjshme të Federatës Ruse vazhdojnë të shkelin ndalimin e përdorimit të forcës, që përbën shkelje të rëndë. të së drejtës ndërkombëtare”, është e përshtatshme të mbahen në fuqi të gjitha masat e prezantuara aktualisht nga Bashkimi dhe të merren masa shtesë, nëse është e nevojshme.

(Kosova Sot Online )