QKMK: Në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje kamionët me mallra janë bllokuar

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 17:32
QKMK: Në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje kamionët me mallra janë bllokuar

Raportohet se në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje kamionët me mallra janë bllokuar dhe qarkullimi është ndalur, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi në Facebook se sistemi i Doganës serbe s’po funksionon.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftimin e QKMK.

(Kosova Sot Online)