Zbulohet arsyeja pse Britania e Madhe sanksionoj shefat e burgjeve ruse

  • A.P /
  • 25 February 2024 - 10:23
Zbulohet arsyeja pse Britania e Madhe sanksionoj shefat e burgjeve ruse

Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë bosëve të burgjeve ruse në krye të kolonisë penale të Arktikut ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave të huaja, individëve të sanksionuar do t’u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë në MB.

 

Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalny e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.

“Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë asnjë iluzion, ne do t’i mbajmë ata përgjegjës,” tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron.

Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalny t’i lirohet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent.

Apeli nga MB i bën jehonë thirrjeve të ngjashme nga nëna e Navalny, e cila u filmua të martën jashtë kolonisë ku ai vdiq duke thënë se ajo po përpiqej ta shihte për pesë ditë, por as nuk e dinte se ku ishte.

Kujtojmë se Navalny ka qenë kritiku më i madh i Putinit në dekadën e fundit.


(Kosova Sot Online)