Pse Besnik Bislimi e refuzoj ftesën e Lajçakut?

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 16:16
Pse Besnik Bislimi e refuzoj ftesën e Lajçakut?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka theksuar sot se ka pranuar një ftesë nga Brukseli për Rregulloren e Re të Bankës Qendrore të Kosovës, por që ka refuzuar pjesëmarrjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar se nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, pasi “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”, duke shtuar se do të vendoset javën e ardhshme se kush do të shkojë.

“Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun. Do të shohim se kush do të shkojë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për këtë takim nuk ka pasur dakordim, derisa ka akuzuar emisarin evropian se ka shkelur parimet që i kishte vendosur vetë.

“Lajcak më ka dërguar shkresën mua sepse vazhdimisht komunikon me mua. Por kësaj radhe mendoj që ai i ka shkelur parimet që ai i ka vendosur vetë sepse është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa dakordim parapake me palët dhe është munduar që të përcaktoj agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021 që as një temë nuk vendoset në agjendë pa dakordim të palëve”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)