Besa Ismaili i reagon Besnik Bislimit: Vazhdoni të angazhoheni në hakmarrje politike

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 11:30
Besa Ismaili i reagon Besnik Bislimit: Vazhdoni të angazhoheni në hakmarrje politike

Ish-deputetja, Besa Ismaili, i ka reaguar numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka folur për zhvillimin ekonomik në Qendrën Mediale në Çagllavicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ismaili e ka përmendur faktin se Kosova vazhdon të mbetet nën sanksione dhe të humb miliona euro për faj të Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti vazhdon të angazhohet edhe në hakmarrje ndaj sektorit privat dhe në ndarje ekonomike të bazuar në përkatësi ekonomike.

“Ju vazhdoni t’i mbani sanksionet e BE-së nën të cilat ju e vendoset Kosovën, duke humbur qindra milionë eurove, vazhdoni të angazhoheni në hakmarrje politike kundër sektorit privat dhe vazhdoni të mbillni ndarje ekonomike bazuar në përkatësinë etnike, dhe ekonomia thjesht do të lulëzojë dhe lulëzojë!!!”, ka shkruar Ismaili.

(Kosova Sot Online)