Ramabaja: Kurti shkon në shtëpi në pension politik por nuk e bën Asociacionin

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 22:36
Ramabaja: Kurti shkon në shtëpi në pension politik por nuk e bën Asociacionin

Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë Asociacionin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Ramabajës, Kurti “shkon në shtëpi, në pension politik të përjetshëm por nuk e bën Asociacionin”.

”Albini ka një jetë të tërë të investuar në çështje kardinale dhe thyerja e kurrizit të tij si njeri i politikës mund të ndodhë në rast se ai do të bënte një pranim”, tha Ramabaja.

“Nuk mund të bëhet Asociacioni që të jetë praktikisht bombë me sahat për krejt rajonin”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)