Shpërthen Haziri i LDK-së: Kurti si opozitar kudo që ka shkuar ka folë zi e terr për LDK-në, për Rugovën e familjen

  • S.A /
  • 24 February 2024 - 07:54
Shpërthen Haziri i LDK-së: Kurti si opozitar kudo që ka shkuar ka folë zi e terr për LDK-në, për Rugovën e familjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK si parti opozitare ka bërë përpjekje që t’i dalë në ndihmë Qeverisë për të mos u sanksionuar nga Bashkimi Evropian, transmeton "Kosova Sot Online ".

Haziri thotë se një gjë të tillë e kanë bërë pa ua kërkuar askush, meqë s’kanë dashur që të lëndohet Kosovës.

Megjithatë Haziri thotë se kur bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, i njëjti sa ka qenë në opozitë, sipas Hazirit, s’ka lënë gjë të keqe pa thënë për LDK-në kudo që ka shkuar.

Haziri thotë se madje Kurti ka folur terr e zi edhe për Ibrahim Rugovën e familjen e tij.

 “Ne kemi bërë ofensivë me e ndihmu, pa na thonë kush, se s’duam që Kosova me u lëndu. Z. Kurti kur ka qenë në opozitë s’ka lënë terr e zi pa folë për LDK. S’ka lënë zyre, shoqatë, organizatë klub, ku ka pasë mundësi, s’ka lanë shqiptarë që i ka shku në shpi, pa i folë terr e zi e për LDK edhe Për Ibrahim Rugovën, familjen e tij, e famliljen tem, sepse tu pshty, ka dashtë me i shti njerëzit me marrë pjesë në garën e pshtymës”, ka thënë Haziri në DtV,

(Kosova Sot Online )