Obiliq: Një grua raporton se u dhunua në një motel nga një person

  • E.K /
  • 24 February 2024 - 08:52
Obiliq: Një grua raporton se u dhunua në një motel nga një person

Një grua nga Obiliqi ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë në një motel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh, Policia ka treguar se viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.

“DYSHIM DHUNIMI – Obiliq 23.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në ekzaminimi mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)