Çakalli zbret në mes të Tiranës
Një çakall është kapur nga disa qytetarë që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në vendin ku ndodhej çakalli, ka mbërritur ekipi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i Bashkisë së Tiranës, duke e futur atë në një kafaz.
(Kosova Sot Online)