Dodik: Mbetet për t’u parë mundësia që RS t’i bashkohet Serbisë

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 15:04
Dodik: Mbetet për t’u parë mundësia që RS t’i bashkohet Serbisë

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik tha se pret që fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të hapë derën për shpalljen e pavarësisë së Republikës Srpska, duke shtuar se autoritetet e këtij entiteti nuk kanë hequr dorë nga një qëllim i tillë pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë të botuar nga gazeta proqeveritare ruse “Izvestija” në faqen e saj të hënën, Dodik tha se “BeH po zhduket”, prandaj RS do të kërkojë mënyra për të forcuar pavarësinë e saj.

I pyetur nga “Izvestia” nëse një referendum për pavarësinë e RS-së është i mundur tashmë këtë vit, Dodik u përgjigj duke thënë se mbetet për t’u parë dhe duke komentuar mundësinë që ky subjekt (RS) t’i bashkohet Serbisë pas shpalljes së pavarësisë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në intervistën, e publikuar saktësisht dy vjet që kur Rusia nisi një luftë pushtuese kundër Ukrainës, Dodik mbrojti hapur politikën e Moskës dhe mbrojti vazhdimin e fushatës kundër Ukrainës, duke përfshirë pretendimin se Rusia ka çdo të drejtë për Krimenë “e cila nuk ishte kurrë ukrainase”.

“Unë besoj se Rusia nuk duhet ta lërë këtë çështje të papërfunduar. Nëse çështjet në të cilat fuqitë perëndimore vazhdojnë të ndërhyjnë mbeten të papërfunduara, pozita e Rusisë do të dobësohet. Nëse zgjidhen të gjitha çështjet në fusha të rëndësishme strategjike, kjo do t’i japë forcë Rusisë dhe gjithë botës”, tha Dodik.

(Kosova Sot Online)