Hoti: Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 16:46
Hoti: Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët

Deputeti Avdullah Hoti ka dalë me një reagim pasi në Bruksel deklaruan se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm, ku do të diskutohet çështja e dinarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot gjatë ditës Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

(Kosova Sot Online)