Arrestohet i dyshuari në Gjilan, Ishte i përfshirë në 10 raste të vjedhjeve

  • E.K /
  • 27 February 2024 - 11:35
Arrestohet i dyshuari në Gjilan, Ishte i përfshirë në 10 raste të vjedhjeve

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një 42 vjeçar në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari ka qenë i përfshirë se paku në 10 raste të vjedhjeve në qytetin e Gjilanit.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 26.02.2024 njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar). Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal.”

(Kosova Sot Online)